
Teksa kampionatet përgatiten të rifillojnë pas pushimit të parë kushtuar ekipeve kombëtare të sezonit, UEFA publikoi një raport të ri i cili analizon edhe frekuentimin e tifozëve në stadiumi për sezonin 2022-23 (raporti: The European Club Talent and Competition Landscape)
Manchester United vijon të jetë lider përsa i përketë shikueshmërisë në stadium. “Djajtë e Kuq” kanë pasur të pranishëm, në total, 2 milionë e 501 mijë e 365 tifozë. “Old Trafford” prinë listën duke qenë pothuajse i mbushur me kapacitet të plotë për çdo ndeshje.
Nga të dhënat e publikuara nga organi më i lartë i futbollit evropian shihet se tre klube italiane, Inter, Milan dhe Roma, kaluan 1 milion shikues gjatë sezonit të fundit.
Zikaltrit janë në podium për sa i përket numrit të përgjithshëm të paraqitjeve të regjistruara midis klubeve evropiane, me Milan-in të katërtin dhe Roma-n të gjashtën. Për verdhekuqtë kjo është hera e parë historike, falë entuziazmit të fituar nga fitorja e Conference League 2021-22 dhe ardhjes së Paulo Dybala në verën e vitit 2022, të cilit këtë vit iu bashkua Romelu Lukaku.
UEFA ka mbledhur të dhëna nga 17 ekipet më të mira sipas frekuentimit mesatar më të lartë. Seria A, siç u përmend, ka tre skuadra, të barabarta me Gjermaninë dhe Spanjën, të cilat i kalon vetëm Premier League, e cila ka gjashtë.
Në përfundim të turit të pesë kampionateve evropiane, Franca ka vetëm Marseille-n në këtë renditje speciale. Këtyre i shtohen edhe Celtic, Benfica, Rangers, Ajax dhe Feyenoord, me Holandën dhe Skocinë që vendosin dy skuadra.
Renditja evropiane e spektatorëve:
1.Manchester United : 2,501,365 spektatorë (mesatarisht 73,671);
2.Barcelona : 2,325,690 spektatorë (mesatarisht 83,498);
3.Inter : 1,973,505 spektatorë (mesatarisht 72,630);
4.Milan : 1,858,006 spektatorë (mesatarisht 71,828);
5.Manchester City : 1,800,534 spektatorë (mesatarisht 53,249);
6.Roma : 1,784,432 spektatorë (mesatarisht 62,038);
7.Bayern Munich : 1,773,776 spektatorë (mesatarisht 75,000);
8.Borussia Dortmund : 1,694,940 spektatorë (mesatarisht 81,228);
9.Real Madrid : 1,620,138 spektatorë (mesatarisht 56,664);
10.West Ham : 1,520,907 spektatorë (mesatarisht 62,462);
11.Tottenham : 1,464,016 spektatorë (mesatarisht 61,585);
12.Arsenal : 1,423,121 spektatorë (mesatarisht 60,186);
13.Celtic : 1,413,195 spektatorë (mesatarisht 58,743);
14.Marseille : 1,389,906 spektatorë (mesatarisht 62,739);
15.Liverpool : 1,322,097 spektatorë (mesatarisht 53,186);
16.Atletico Madrid : 1,236,599 spektatorë (mesatarisht 55,800);
17.Schalke 04 : 1,039,262 spektatorë (mesatarisht 61,133).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com