Sport

Skuadrat e Arabisë Saudite synojnë transferimin e kapitenit të Manchester City-t


Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka marrë një ofertë nga liga e Arabisë Saudite në një përpjekje për ta sjellë atë në një klub në atë vend, sipas Foot Mercato.

Gundogan, i cili ishte kapiten i Cityt në fitoren e së shtunës në Ligën e Kampionëve kundër Interit për të kompletuar tripletën historike, do t’i skadojë kontrata  në Etihad këtë muaj.

Barcelona ka bërë përpjekje për të nënshkruar me gjermanin kur ai të bëhet lojtar i lirë, ku sugjerohet se gjigantët katalanas madje kanë arritur një marrëveshje me të.

Ka gjithashtu interes nga Paris Saint-Germain, i cili do të jetë i dëshpëruar për të imituar arritjen e Cityt për të ngritur titullin e tyre të parë në Champions League.

Megjithatë, edhe Arabia Saudite po bën përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin kur të krijohet mundësia.  Kjo vjen si pjesë e shtytjes për të nënshkruar me lojtarë të mëdhenj për ligën, e cila tashmë ka parë Cristiano Ronaldon t’i bashkohet Al Nassr në janar dhe Karim Benzema të transferohet te Real Madrid te Al Ittihad javën e kaluar.

Moises Llorens i ESPN citoi Gundogan të ketë thënë pas finales në Stamboll: “Nuk e kam vendosur ende të ardhmen time”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore