Sport

Skuadra e madhe kosovare është afër shuarjes


Ekipi i dytë më i trofeshëm në Kosovë, Besa e Pejës është afër shuarjes.

Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë të Kosovës gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.

Për shkak të problemeve financiare, si dhe bllokimit të transferimeve, KF Besa nuk ka as futbollistë të mjaftueshëm dhe nuk do të merr pjesë as në kategorinë e tretë të futbollit kosovar.

Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero, derisa vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e Tretë.

Kujtojmë që në historinë e tyre, Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës dhe numëron tri Kupa të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore