Një sërë dokumentesh nga një firmë kineze e sigurisë që punon për agjencitë e atjeshme qeveritare kanë treguar një përpjekje të gjerë për të hakeruar shumë qeveri të huaja dhe firma telekomunikacioni, veçanërisht në Azi.
Dokumentet e zbuluara në një faqe interneti publike kanë zbuluar një përpjekje tetëvjeçare për të synuar bazat e të dhënave dhe për të kontrolluar komunikimet në Korenë e Jugut, Tajvan, Hong Kong, Malajzi, Indi dhe gjetkë në Azi.
Po ashtu dosjet kanë zbuluar një fushatë për të monitoruar nga afër aktivitetet e pakicave etnike në Kinë dhe kompanitë e lojërave të fatit në internet.
Ato përfshinin gjithashtu të dhëna të korrespondencës midis punonjësve, si dhe lista të objektivave dhe materialeve që tregonin mjetet e sulmeve kibernetike.
Dokumentet erdhën nga I-Soon, një kompani nga Shaghai.
Sakaq, skedarët e zbuluar kanë ofruar një vështrim brenda botës së fshehtë të hakerave të mbështetur nga Kina.
Nga aba tjetër, dokumentet e zbuluara kanë theksuar sesi zbatimi i ligjit kinez dhe agjencia e vet kryesore e spiunazhit, Ministria e Sigurisë së Shtetit, kanë arritur përtej radhëve të tyre për të shfrytëzuar talentet e sektorit privat në një fushatë globale hakerimi.
Për këtë të fundit, zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka shënjestruar infrastrukturën dhe qeverinë amerikane.
Ndërkohë, skedarët kanë treguar se si I-Soon mund të përdorte një paketë teknologjish për të operuar si një qendër pastrimi hakerash për degët e qeverisë kineze.
Ndonjëherë punonjësit e firmës përqendroheshin në objektiva jashtë shtetit. Kurse në raste të tjera duket se kanë ndihmuar Ministrisë e Sigurisë Publike të Kinës të mbikëqyrte qytetarët kinezë brenda dhe jashtë shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kujton Betejën e Çabratit dhe 100 civilët e vrarë: Vendosja e drejtësisë është angazhimi ynë i vazhdueshëm
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Deputeti gjerman: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është gabim i madh
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve