Lajme

S’ka më seks për burrat, thonë protestueset amerikane pro-abortit


Nuk ka dyshime se situata e fundit e krijuar nga ligji amerikan për ndalimin e abortit në disa shtete, ka shkaktuar një irritim të madh e të gjerë në popullatë, mbi të gjitha tek ato të cilat cenohen më së tepërmi nga ky ligj: gratë.

Ditët e fundit në SHBA kanë parë një kryengritje të vërtetë me demonstrata në të gjithë vendin kundër ligjit.

Madje, ka pasur edhe “kërcënime” të tilla, të cilat sado humoristike të kenë qenë, e tregojnë se çfarë situate dëshpëruese, gratë amerikane po kalojnë momentalisht.

“SexStrike”, e kanë quajtur ato fushatën të bërë virale, ku parimisht, bëhet thirrje për të mos pasur më marrëdhënie seksuale me burrat, derisa ligji të hiqet.

Pankarta të tëra, fushata virtuale në media sociale dhe komente të pafundme në Twitter, po bëjnë që “SexStrike” të kthehet në një fenomen dhe gratë, e kanë seriozisht!

“Më mirë të mos rrezikoj të mbetem shtatzënë duke kryer marrëdhënie”, deklaroi për televizionet amerikane një prej demonstrueseve.

“Ata po vendosin se çfarë unë nuk mund të bëj me trupin tim, ndaj edhe unë po vendos se çfarë mund të bëj, ose të mos bëj me të”, tha një tjetër.

Reagimet kanë qenë të shumta mbi fenomenin e ri, ku ka pasur edhe nga ata persona, përfshi gra, të cilat nuk e kanë mbështetur lëvizjen.

Mirëpo, fuqia që lëvizja po merr, është përtej asaj çfarë mund të kontrollohet aktualisht.

Autorja e njohur amerikane Alyssa Milano, ka qenë edhe ndër të parat që e ka përdorur thirrjen.

“Të drejtat tona riprodhuese po fshihen. Bashkohuni me mua duke mos bërë më seks, derisa të rimarrim kontrollin e plotë të autonomisë së trupin tonë”, shkroi ajo në Twitter duke thirrur në demonstratë gratë në mbarë Amerikën.

Deri tani gjithsesi, asnjë lëkundje nuk ka pasur nga autoritetet mbi vendimin e Gjykatës Supreme për abortet.

Asnjë lëkundje, nuk po ka as nga protestueset…përfshi në mohimin e seksit për burrat!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore