Lajme

S’ka më profesorë deputetë


Ndërtesa e Fakultetit Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka marr vendim që 11 profesorëve që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, t’ua pezullojë vendet e punës.

Një nga profesorët e pezulluar është edhe Ardian Kastrati i Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin më herët ishte kërkuar pezullimi, por për arsye të tjera (për një status të shkruar nga ai që u vlerësua se ishte ofendues në raport me presidenten Vjosa Osmani).

Kastrati, profesor në Departamentin e Shkencave Politike, nuk ka dashur të komentojë shumë rreth vendimit, veçse ka ka deklaruar që vendimi s’e brengosë meqë është në harmoni të plotë me vendin e punës dhe kontratën që ka me Universitetin e Prishtinës.

“Skam koment… se pezullimi nuk është vetëm në rastin tim, por pezullimi vlen për të gjithë që zgjedhën deputet”.

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së

Ai tutje ka thënë se, si profesor në UP, do kthehet pas përfundimit të mandatit të deputetit, sepse kjo është e rregulluar në bazë të ligjit.

“Vendi i punës natyrisht se ruhet në UP dhe aty kthehemi pas përfundimit të mandatit të deputetit (sepse kemi kontratë pune me UP). Krejt kjo është e rregulluar kështu me ligjin e ri”, është shprehur Kastrati.

Vendimi i njëjtë, si për Kastratin, vlen edhe për Enver Hoxhajn, Ardian Golën, Fitim Ukën, Kujtim Shalën, Avdullah Hotin, Hikmete Bajramin, Eliza Hoxhën, Ferat Shalën, Shemsedin Dreshajn dhe Albena Reshitajn.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore