Lajme

S’ka armëpushim gjatë negociatave, thotë Peskov


Bisedimet me Kievit dhe Moskës nuk janë në nivelet e pritura dhe armëpushim përgjatë negociatave, nuk do të ketë.

Këto janë qëndrimet kryesore të thëna nga zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka folur virtualisht me gazetarët në një konferencë online.

Sipas Peskov, nuk ka ndonjë zhvillim thelbësor në bisedimet mes dy vendeve të ulura në tryezë.

Kryesisht, këtë fakt, ai e lidh me mungesën e vullnetit të Kievit, për të ardhur në bisedime me vullnetin e duhur.

Ndër të tjera, ai ka thënë edhe se në mënyrë që Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky të takohen, duhet fillimisht të arrihen marrëveshje thelbësore nga bisedimet e delegacioneve.

“Moska ka treguar më shumë vullnet se sa Ukraina për të punuar drejt një marrëveshjeje”, theksoi Peskov.

Ndërsa, një thirrje, shkoi edhe për vendet perëndimore, të cilave u kërkoi të influencojnë mbi Kievin, në mënyrë që të jetë më me “këmbë në tokë” gjatë negociatave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore