Situata në Ukrainë, Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Biden: Do të përgjigjemi me vendosmëri

SHFLETO
Rajmonda Basha
30.01.2022 11:40
Loading Icons...

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar mesazhin e presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane,tregohet një pjesë e bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA-ve, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.

“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.