Shqipëria

Situata me zjarret në vend, shuhen 20 vatra në 24 orë


Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se 20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, falë përpjekjeve të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit.

Sakaq, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka njoftuar se dy vatra zjarri mbeten ende aktive.

Problematike është situata në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet. Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has.

Ndërkohë vijon edhe sot operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë.

50 efektivë të Forcave të Armatosura i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore