Shqipëria

Situata e zjarreve: U raportuan 9 vatra zjarri, vetëm 2 aktive


Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në lidhje me situatën e vatrave të zjarrit në vend për 24 orët e fundit.

Bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar nëntë vatra zjarri, ndërkohë që prej tyre janë aktive vetëm dy.

Po ashtu paralajmërohen qytetarët se ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim.

Aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq.

Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha.

Në terren janë efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake, si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore