Lajme

Situata e jashtëzakonshme në Veri, Vitia: QKUK-ja po përballet me probleme të energjisë elektrike


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vizitës tek njëri nga policët që mbeti i lënduar në Veri dhe tani po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pyetur edhe për problemet që është duke u përballur QKUK-ja me energji elektrike gjatë ditës së diele.

Vitia, në një prononcim të shkurtë për media ka thënë se ky problem nuk është vetëm në një klinikë, por në të gjithë QKUK-në.

“Jo vetëm në kirurgjinë torakale, ka ndodhur një problem në të gjithë QKUK-në dhe me urgjencë është lajmëruar KEDS-i në momentin që ka ndodhur dhe janë duke u marrur disa ekipe për rregullimin e energjisë elektrike”, deklaroi ministri.

Pavarësisht problemeve që kanë ai është shprehur institucionet shëndetësore janë të gatshme për të reaguar sa më shpejt në çdo situatë.

Vitia, ka thënë se janë duke u organizuar që të veprojnë në çdo situatë.

“Është gjendje e mirë, është gjendja stabile, ka pasur një prerje në krahun e majtë, por fatmirësisht s’ka shkaktuar as një dëmtim serioz. Operacioni është kryer me sukses”.

“Nga mëngjesi, sot nga orët e para kur kemi marrë lajmin janë bërë të gjithë përgatitjet në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe QKUK-së, për të ngritur të gjitha kapacitetet nëse ka nevoje për të reaguar sa më shpejt dhe shpresojmë shumë”.

“Do të organizohemi tani që nëse ka diçka, të e dërgojmë menjëherë”, tha ministri.

Ai shtoi se me keqardhje kanë pranuar lajmin se një polic ka humbur jetën.

“Me keqardhje kemi një polic të vrarë nga këto sulme terroriste që ndodhen mëngjesin e sotëm dhe shfrytëzoj rastin të ngushëlloj familjarët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore