Sport

Sirena angleze për talentin e Celta Vigo-s


Gabri Veiga është duke shkëlqyer në këtë sezon në La Liga me fanellën e Celta Vigo-s, çka ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të vihen në garë për transferimin e tij.

Në Spanjë, Real Madrid-i po shqyrton mundësinë e transferimit të tij, derisa ai kërkohet edhe nga klubet e mëdha angleze.

Mediat spanjolle shkruajnë se Liverpool-i është i gatshëm për ta transferuar atë, por duket se do ta ketë konkurrencën e ekipeve tjera si: Arsenal dhe Newcastle.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kontratë me Celta Vigo-n deri në vitin 2026 dhe për ta shkëputur nga kontrata, klubet duhet të paguajnë të paktën 40 milionë euro.

Veiga është produkt i akademisë së Celta Vigo-s, i cili me ekipin e parë debutoi në fillim të këtij sezoni.

Deri më tani ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 24 ndeshje të luajtura në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore