Kosova

Sipas Prindon Sadriut, Vjosa Osmani dhe Joe Biden janë në të njëjtën linjë, veçse Osmani është 1 javë para Biden


Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, përmes një shkrimi në Facebook, ka dalur me një konstatim të habitshëm parashikues të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila, sipas logjikës së fjalisë së Sadriut, del t’i ketë paraprirë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Mbretërisë së Bashkuar, në gjykimin dhe dijeninë se “Vladimir Putin është kriminel lufte”.

Sadriu, i cili njihet për postimet kontraverze në rrjetet sociale, kësaj here goditi me paralelen e parashikimeve jo vetëm në nivelin nacional, por edhe atë global.

8 mars, 2022, Presidentja Vjosa Osmani: “Putini është kriminel lufte’

15 mars, 2022, Presidenti Biden: ‘Putin është kriminel lufte’

17 mars, 2022, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të firta që Putin ka kryer krime lufte’”, shkroi Prindon Sadriu.

Sadriu, përndryshe, kritikohet gjerësisht se në tentimet e tij për t’i dalur në ndihmë, ose t’i bëjë marketing punës së Presidentes së vendit, përkatësisht bashkëshortes së tij, në fakt krijon kontraefekt.

Ai të shpeshta i ka pasur edhe përplasjet me mediat. E fundit ishte kur i quajti mediat “ndërmarrje të organizuara kriminale”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore