Lajme

Sipas ATK-së: Prishtina, Graçanica, Leposaviqi e Mitrovica e Veriut qytetet me pagën më të lartë mesatare


Foto: Albanian Post.

Instituti GAP duke u bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka publikuar pagën mesatare bruto në Kosovë tek sektori privat, ku rezulton se Prishtina, Graçanica, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut janë qytetet me pagën më të lartë mesatare.

Komuna e Prishtinës ka pagë mesatare prej 677 euro, Graçanica ka pagë prej 630 euro, Leposaviqi ka pagë prej 590 euro dhe komuna e Hanit të Elezit që ka pagë mesatare prej 575 euro.

Me pagë më të lartë pas këtyre rezulton të jetë komuna e Mitrovica e Veriut që ka pagë prej 522 euro, pastaj e Obiliqit e cila ka pagë prej 569 euro dhe ajo e Fushë Kosovës e cila e ka pagën mesatare prej 512 euro.

Foto: GAP.

Sa i përket komunave si Peja, Deçani, Mitrovica, Drenasi, Suhareka, Vushtrria, Lipjani dhe Kllokati ato kanë pagë mesatare mbi 400 euro .

Ndërsa komuna e Gjilanit ka pagë mesatare prej 366 euro, kurse ajo e Vitisë ka pagë prej 326 euro.

Nga komunat e tjera më dobët qëndron Partshi dhe Ranillugu të cilat pagën mesatare e kanë vetëm 233 euro, pastaj edhe Zubin Potoku që ka pagë mesatare 248 euro.

Pas këtyre prin edhe komuna e Kamenicës me pagë më të dobët prej 287 euro.

Në foton e publikuar nga GAP, theksohet se nuk janë përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike, ndërmarrjeve nën menaxhim të AKP, ndërmarrjeve publike, zyrave ndërlidhëse, agjencioneve të huaja qeveritare dhe zyrave të përfaqësive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore