Kosova

Sindikata e Policisë parashtron dy kërkesa për Qeverinë: Shtesat e rrezikshmërisë janë të ulëta dhe diskriminuese


Sindikata e Policisë së Kosovës

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, këtë të marte, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka analizuar zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmërisë.

Në një komunikatë të lëshuar për media pas mbledhjes, Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjësve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.

Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, Sindikata e Policisë së Kosovës ka vlerësuar se ato janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

“Prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori,  janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues, siç njofton komunikata, ka dalë me dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

“1. Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25 për qind deri në 50 për qind”.

“2. Ndërsa për stafin civil, koeficienti  të harmonizohet me vendin e punës dhe  profesionet që i kryejnë”.

Pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë, sipas Sindikatës është e madhe.

“Prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës”.

Mashtrimi brutal i Kryenumëratores së Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore