Lajme

Sinani: Vuçiç po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike


Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani,

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është shprehur se pushteti i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç-it “është nacionalist”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Sinani ka përmendur dy arsyeje përse Perëndimi po përkrah Serbinë.

“Pushteti i Vuçiç është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evropian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut”.

Ajo ka shtuar se Vuçiç, “fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike”.

Sipas saj, relaksimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim”.

“Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës”.

Më 19 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte emëruar Ardita Sinanin, këshilltare politike për për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, ky akt përbën hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të cilën do ta koordinoj Sinani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore