Jetesë & Stil

Simon Cowell po largohet nga ekrani


Simon Cowell - Personazh publik

Ylli i televizionit, britaniku, Simon Cowell, krejt papritur ka vendosur të largohet nga ekrani dhe arsyeja që fshihet pas këtij plani, duket të jetë përkushtimi ndaj jetës private dhe familjes së tij.

Pas më shumë se një viti që kur kishte zhvilluar operacionin kritik të shpinës, pas një incidenti në një biçikletë elektrike, Cowell, tani dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë dhe vëmendje, partneres së tij Lauren dhe djalit të tyre, Eric.

Simon Cowell dhe partnerja e tij, Lauren Silverman si dhe djali i tyre – Eric.

Por, ani pse ikona televizive ka vendosur të largohet nga ekrani, ai planifikon që përsëri të qëndrojë në të njëjtat ambiente dhe të jetë pjesë e transmetimeve, vetëm se tani duke qëndruar prapa kamerave, në rolin e producentit,.

Kjo i jep fund një epoke mahnitëse të dominimit të ekraneve televizive – por Cowell është ende i vendosur të punojë në projekte televizive në të ardhmen dhe pritet të kthehet në serinë e ardhshme të “Britain’s Got Talent”.

62-vjeçari do të përfshihet më shumë jashtë transmetimit si producent ekzekutiv në vend që të shfaqet në ekran siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan e përditshmja, “The Sun”.

Ai ka qenë gjithmonë një gjyqtar kryesor i pranishëm në “X Factor” dhe “Britain’s Got Talent” për 17 vjet, dhe do të zëvendësohet nga Gary Barlow për shfaqjen e tij të re në ITV, “Walk The Line”.

Simon Cowell pjesë e jurisë së X Factor.“Kjo është një situatë ku unë kam vendosur se është e drejtë që unë të fokusohem në rolin tim si krijues dhe prodhues”.

“Karriera muzikore e Gary-t është e pakrahasueshme dhe ne e njohim njëri-tjetrin prej kohësh tani. Kështu që jam i kënaqur që ai po merr stafetën për mua për serinë e parë të ‘Walk The Line’. E di që ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Simon në një deklaratë pas lajmeve për largimin e tij

Simon Cowell, gëzon një karrierë prej më shumë se dy dekadash dhe është një prej fytyrave më me reputacion në televizionet britanike dhe amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore