Stil

Simon Cowell – mes figurave televizive më të paguar në botë


Simon Cowell - Prezantues televiziv

Fitimet e prezantuesit televiziv, britanikut, Simon Cowell janë një nga “më të mëdhatë në historinë e të famshmëve” pasi ai mbledh një shumë prej  45.3 milionë funtesh.

Cowell thuhet se ka siguruar të ardhurat prej më të lartave të të famshmëve në histori, me shumën tetë shifrore të zbuluar saktësisht si 45,358,391 funte.

Pavarësisht bllokimeve nga periudha me pandemi, lista e gjatë e sipërmarrjeve televizive që ka nisur manjati i muzikës, 62 vjeç, ka lulëzuar, duke përfshirë formatin e famshëm “Got Talent”.

Sipas raporteve në magazinën “The Sun”, llogaritë për kompaninë e sipërmarrësit të “Syco Holdings”, për 12 muajt deri në mars të këtij viti zbuluan se ai do të merrte 45.3 milionë funte.

Një burim i afërt me prezantuesin ka thënë se: “Simon mund të mos ketë qenë në ekran, por suksesi i tij nuk ka të ndalur dhe fitimet veç se rritën çdo ditë e më shumë”.

Simon Cowell

“Është e qartë nga këto shifra se ndikimi i tij në industrinë e argëtimit është ende i madh”, ka shtuar ai.

Shuma befasuese është më tepër se tre herë më shumë se 14.5 milionë funte që çifti, Victoria dhe David Beckham fituan në vitin 2020.

David dhe Victoria Beckham.

Fitimi i papritur i Simon tejkalon edhe atë të Ed Sheeran, i cili fitoi 21.4 milionë funte vitin e kaluar.

Megjithatë, spektakli i famshëm “The X Factor” u ndërpre në korrik pas 17 vitesh, pasi që Simon  kishte deklaruar të mos ishte pjesë e tij.

Ekzekutivi i rekordeve, pasuria personale e të cilit mendohet të jetë më shumë se 400 milionë funte, po drejtohet diku tjetër dhe dyshohet se ai ka shprehur vullnetin të punojë në shërbimin e transmetimit Netflix.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore