Stil

Simon Cowell i shtruar në spital – pëson thyerje të krahut


Prezantuesi televiziv, Simon Cowell, duket të ketë thyer krahun e tij, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë elektrike, të cilin e përjetoi javën që lamë pas.

Një burim tha se anëtari i panelit të jurisë së “America’s Got Talent”, po ngiste motoçikletën kur “rrëshqiti” dhe ra, por ai është “në rregull”.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur para disa ditësh, pranë shtëpisë së tij në Londrën Perëndimore.

Simon Cowell.

“Ai po pedalonte së bashku, me motorin e tij elektrik të ndezur, kur rrotat i dolën papritur nga poshtë pasi goditën një copë të lagur”, tha një burim i brendshëm për The Sun.

“Simon rrëshqiti dhe fluturoi mbi timon në mes të rrugës”, shtoi ai.

Burimi tha se vendimi i Cowell për të mos veshur një helmetë ishte i gabuar, duke shtuar se ky fakt e bëri atë të rrjedh gjak në të gjithë fytyrën e tij.

Kjo është hera e dytë që Simon, është aksidentuar përsëri me motoçikletë,pasi që ish-gjyqtari i “American Idol”, është përplasur teksa ngiste biçikletën e tij një herë më parë.

Në gusht, ekzekutivi i muzikës me origjinë britanike lëndoi shpinën në tre vende ndërsa po ngiste biçikletën 20 mijë dollarëshe jashtë rezidencës së tij në Malibu.

Simon Cowell.

Ai iu nënshtrua një operacioni gjashtë-orësh për të riparuar shtyllën kurrizore dhe mjekët i futën një shufër metalike në shpinë.

Cowell thuhet se mendoi të padiste prodhuesin e biçikletës “EB-01” në dhjetor për dëmshpërblim deri në 10 milionë dollarë.

Por, megjithatë, personazhi televiziv nuk do të heqë dorë përgjithmonë nga biçikleta e tij elektronike, vetëm se është zotuar të fillojë të mbajë një helmetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore