Sport

Silva rinovon kontratën me Chelsea-n


Mbrojtësi veteran i Chelsea-t, Thiago Silva, ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare deri në verën e vitit 2024, njoftoi të premten klubi londinez.

Silva, 38-vjeç, fillimisht iu bashkua Chelsea-t si një transferim i lirë pasi u largua nga Paris Saint-Germain në vitin 2020, duke nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare.

Ai më pas nënshkroi zgjatje 12-mujore në 2021 dhe 2022.

“Sinqerisht jam shumë i lumtur që vazhdoj karrierën time me Blutë”, tha braziliani.

“Kur nënshkrova kontratën time të parë këtu, ishte për të bërë vetëm një vit. Tani është tashmë i katërti! Nuk mund ta imagjinoja këtë, por në të vërtetë është një moment shumë i veçantë për mua që të nënshkruaj dhe të qëndroj në Chelsea”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore