Stil

Si të niset një lidhje kur nuk dihet as të flirtohet?


“Jam një i ri 25-vjeçar.

Kam pasur suksese të arsyeshme në çdo fushë të jetës, përveç romancës.

Kurrë nuk kam qenë në një lidhje dhe kurrë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale. Ndërkohë, të gjithë që njoh, i kanë përjetuar këto.

Nuk e di pse, por problemi duhet të jem vet unë.

Miqtë më thonë se jam mirë. Nuk vuaj nga ndonjë gjendje serioze, mendore apo fizike, dhe nuk e kam problem të krijoj miqësi.

Kur kam qenë më i ri, mund të kem gabuar duke qenë shumë i përqendruar në një dashuri të vetme të pashpërblyer për vite me radhë në kurriz të mundësive të tjera, por tani e kam zgjeruar pikëpamjen time.

Shumica e vajzave të moshës sime që takoj janë në lidhje, dhe ato pak që nuk janë, më kanë thënë se thjesht donin të ishin miq kur i kërkova të dilnin.

Nuk di të flirtoj, ndërsa të gjithë të tjerët në moshën time kanë përvojë dhe dinë çfarë bëjnë.

Ndjej se kjo ka krijuar një rreth vicioz, të cilit nuk mund t’i shpëtoj.

Njerëzit më thonë se nuk duhet të shqetësohem për këtë dhe se do të vijë koha e duhur, se kjo do të ndodhë natyrshëm. Por për 10 vjet kam kaluar mes përpjekjes dhe mospërpjekjes, dhe ende asgjë nuk ndodh.”

Çfarë të bësh?

Si fillim, duhet nisur me flirtimin.

Ashtu si vetë akti seksual, kjo është një përvojë e mësuar dhe – pavarësisht asaj që ju kanë thënë miqtë– nuk vjen natyrshëm.

Të gjithë mund të përfitojnë nga ndihma dhe këshillat e ekspertëve.

Duhet të kërkoni ndihmë për të mësuar dhe praktikuar aftësitë sociale, veçanërisht ato që lidhen me takimet dhe miqësinë.

Disa njerëz nuk fitojnë natyrshëm aftësi të tilla teksa rriten dhe duket sikur mund të keni nevojë për trajnime specifike. Madje mund të gjeni grupe njerëzish që kërkojnë të mësojnë të njëjtat aftësi nën drejtimin e një këshilltari.

Grupe të tilla mund të jenë mjedise të vlefshme në të cilat mund të provoni të luani role dhe eksperimente dhe të merrni reagime të dobishme.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore