Familja

Si të ndihmoni fëmijët tuaj në të mësuarin online


Gjatë kohës që COVID-19 vazhdon të përhapet, shumë institucione edukative vazhdojnë të mbështesin klasat online.

Gjendur përballë  shkollave që mbyllen dyert e tyre, prindërit, u detyruan të ndërhyjnë për të mbushur boshllëkun.

Ata kanë një rol kryesorë në këtë mes, duke krijuar kushtet e nevojshme që fëmijët të mësojnë.

Gjëja e parë që nënvlerësohet është ndikimi që ka ambienti mbi ata. Ekzistojnë shumë studime që implikojnë se produktiviteti lidhet shumë ngushtë me komoditetin e ambientin në të cilin funksionojnë.

Në këtë kohë, ku i gjithë edukimi i nxënësve po kalon online, është jetike që prindërit, të krijojnë një ambient produktiv për ta.

Po ashtu është e rëndësishme që nxënësit të kenë një ambient të qetë ku nuk kanë asgjë që tërheq vëmendjen e tyre. Nëse nuk mund të ofrohet një dhomë për fëmijët, të paktën të  sigurohet një tavolinë e dedikuar.

Nxënësit do të duhet të veçojnë ambientin e tyre të punës nga pjesa tjetër e aktiviteteve të tyre. Prindërit ndërkohë  duhet të vendosin rregulla me njerëzit e tjerë në shtëpi kur fëmijët po mësojnë.

Ndërrimi i mjedisit nga shkolla në shtëpi mund të jetë sfidues. Mbajtja e rutinës së fëmijëve në këtë rast është shumë e rëndësishme. Aktivitetet si: ngrënia e mëngjesit, veshja, rregullimi i hapësirës punuese si dhe ndarja e aktiviteteve në orare të caktuara do e lehtësojnë tej mase këtë ndërrim shkollë-shtëpi.

Duke u bazuar në këto rekomandime, një mbyllje tjetër do të jetë me e thjesht dhe e suksesshme për shkollimin e fëmijëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore