Pajisje

Si të ndaloni kërkimin e lejes për të fshirë fotot


Është një gjë e bezdisshme që ndodh nëse përdorni Google Photos në telefonat që nuk janë Pixel. Duhet t’i jepni aplikacionit lejen për të fshirë fotot çdo herë që e bëni këtë. Fatmirësisht, ju mund ta ndaloni këtë.

Pse ndodh kjo?

Android 11 prezantoi, mënyrën se si aplikacionet mund të kenë qasje në hapësirën ruajtëse të pajisjes suaj. Më parë, leja e ruajtjes u jepte aplikacioneve qasje në thelb të gjithë “files”. Funksioni i ri – i quajtur “Scoped Storage” – ndan se cilat aplikacione mund të kenë qasje.

Scoped Storage ndan “files” në dy grupe: “Media” (imazhe, audio dhe video) dhe “Shkarkime” (PDF, dokumente, etj).

Sidoqoftë, aplikacionet e “Google Photos” që nuk janë të parainstaluara duhet të kërkojnë vazhdimisht lejen tuaj për të modifikuar “files”. Kjo është arsyeja pse ky problem është i pranishëm vetëm në Google Photos në pajisjet jo-Pixel.

Si t’i jepni Google Photos lejen për të fshirë fotot

Me Android 11, duhej të ekzekutoje disa komanda në ADB për të rregulluar këtë problem të bezdisshëm. Fatmirësisht, është shumë më e lehtë ta bësh me pajisjet Android 12. Funksionon edhe në pajisje të tjera Android.

Së pari, rrëshqitni poshtë një ose dy herë – në varësi të pajisjes tuaj – dhe klikoni mbi ikonën e ingranazhit për të hapur cilësimet.

Klikoni “Apps”.

Më pas, klikoni mbi ikonën e menysë me tre pika në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni “Special Access”. Në disa pajisje, “Special Access” ofrohet këtu pa hapur menynë shtesë.

Tani gjeni “Manage Media” ose “Media Management Apps”.

Ndrysho çelësin për “Google Photos”. Mund t’ju duhet ta zgjidhni atë për të parë ndryshimin në disa pajisje.

Është kaq e thjeshtë. Herën tjetër që dëshironi të fshini një foto me Google Photos, thjesht do ta bëjë këtë pa kërkuar leje më parë. Kjo vlen edhe për ato që shfaqen “jashtë sinkronizimit”. Shpresojmë, që kjo e bën përdorimin e një prej aplikacioneve më të mira të Google pak më mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore