
iPhone juaj mund të lexoj njoftime në rrethana kur nuk jeni në gjendje të shihni ekranin tuaj. Kjo mund të jetë e dobishme kur jeni duke dëgjuar muzikë në kufjet tuaja AirPods ose Beats, por mund të jetë edhe e bezdisshme.
Mund ta çaktivizoni plotësisht funksionin, por keni edhe disa opsione të tjera për ta bërë atë më pak të zhurmshëm. Në vend të kësaj, ju mund të zvogëloni numrin e njoftimeve që lexon ose t’i lexoni vetëm njoftimet nëse jeni duke vozitur. Ja se si.
Çaktivizoni “Njoftimet” në Cilësimet
Kur aktivizohet, kjo veçori do të përdorë Siri për të lexuar njoftimet hyrëse, duke përfshirë mesazhet dhe takimet në kalendar. Mund të zgjidhni gjithashtu të lexoj njoftime nga aplikacionet e palëve të treta.
Për të ndaluar, shkoni te Settings > Notifications > Lexo njoftimet.
Nëse dëshironi ta lini funksionin aktiv gjatë përdorimit të CarPlay, mund të aktivizoni “Lexo Njoftimet” por çaktivizoni opsionin “Kufjet”. Prekni “CarPlay” për të bërë ndryshime të mëtejshme në mënyrën e njoftimit të mesazheve në hyrje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog