Shqipëria

Si paraqitet shpërndarja e Këshillave Bashkiak në qytetet kryesore


Ndërsa kanë mbetur pesë bashki për të zyrtarizuar rezultatet për kryetar, vijojnë paralelisht edhe numërimet për anëtarët e Këshillave Bashkiak.

Deri më tani në Tiranë, Partia Socialiste merr 33 anëtarë të Këshillit Bashkiak, nga 58 gjithsej kur janë numëruar 339 nga 941 kuti.

Sipas shifrave të para, shpërndarja e ulëseve në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit vijon kështu: Bashkë Fitojmë 16, PD 4, PSD 3, PR 1 dhe LZHK 1.

Deri më tani në Durrës, janë numëruar 109 kuti nga 342 në total.

Sipas përditësimit të KQZ-së, PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 13 ulëse, PD me 4 ulëse, Partia Agrare Ambientaliste me 4 ulëse, PDIU dhe PSD të dyja nga 1 ulëse.

Në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e votave, pra 224 dhe PS-ja ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 12 mandate dhe PD me 7 të tilla.

Sakaq, mandate kanë siguruar edhe PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit me nga 1 mandat.

Deri më tani në Shkodër, janë numëruar 131 kuti nga 247 në total.

Sipas përditësimit të KQZ-së, PS ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 13 mandate dhe PSD me 12.

Sakaq, mandate kanë siguruar edhe Partia Demokratike me 5 ulëse, Partia Republikane, Aleanca Liberale e Djathtë dhe PLL  me nga 1 ulëse respektivisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore