Stil

Si ndryshon bukuria në vende të ndryshme të botës


Në të gjithë botën këndvështrimet tona për bukurinë ndryshojnë. Nëse keni nevojë për prova se si duken bukuri të ndryshme në syrin e njerëzve, këto foto mjaftojnë.

Gazetarja Esther Honig u kërkoi fotografëve të cilët bënin të photoshop në të gjithë botën që të ndryshonin fytyrën e një modeleje, në përputhje me standardet e bukurisë së vendit të tyre.

Rezultatet janë befasuese.

Kjo është foto origjinale.

Këto janë fotot e bëra me photoshop, duke u bazuar në bukuritë e vende të ndryshme

Argjentina

Në përputhje me bukurinë standarde të Argjentinës, fytyra e Ester është plotësuar me qerpikë të gjatë, lëkurë të përsosur dhe buzë të lyera.

Australia

Në Australi gjithçka që duhet, është një skuqje e lehtë e faqeve, dhe pak buzëkuq.

Bangladesh

Për tu dukur e bukur në Bangladesh, modeles i janë përshtatur sy kafe, dhe lëkurë plot shkëlqim.

Kili

Sipas bukurisë së Kilit, modelja ka vetulla të holla dhe shumë bizhuteri.

 Gjermani

Në Gjermani bukuria, ka nuanca te kuqërreme.

Greqi

Make-up i rënde, dhe qerpikët shumë të gjatë karakterizojnë bukurinë greke.

India


Në Indi, bukuria ka një elementë që bie në sy, lëkura e errët, dhe ndryshimi i formës së mjekrës.

Itali

Në standardet e bukurisë italiane, vetulla më të holla, dhe ngjyra e buzëve është gjithçka.

Filipine

Në shtetin Filipinez, flokë të gjatë, me balluke për të krijuar idenë e një fytyre filipineze përmbush standartet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore