Si i çoi zbërthimi i “Sky ECC” në pranga Erzen Breçanin dhe funksionarë të tjerë të Policisë?

Një aksion i madh i radhës i Prokurorisë së Posaçme SPAK, ka vënë në pranga tashmë edhe ish-zyrtarë të lartë policorë, apo drejtues aktual të strukturave të rendit në Shqipëri, ku ndër emrat më të bujshëm është edhe ai i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte Sali Berisha.
Së bashku me Breçanin, në Polici, në kuadër të një aksioni me 11 urdhër-arreste, janë shoqëruar edhe djali i tij i madh, Eralbi, si edhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Teksa, nuk mungon në fletët e arrestit edhe emri i Ervin Matës, një biznesmeni me historik të dyshimtë, i përfshirë edhe në një ngjarje të bujshme më 4 tetor 2018, në zonën e ish-bllokut, ku i vrarë mbeti një person, mik i afërt i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.
Një ish-drejtues policie, një drejtues aktual dhe një biznesmen me të shkuar të dyshimtë, të cilët lidhen nën një çati nën ombrellën e një “grupimi kriminal të strukturuar”.
Ndër akuzat kryesore dhe më të rënda, janë pikërisht ai i grupit të strukturuar kriminal, trafikut të drogës, sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, si edhe vepra të tjera penale, të cilat përfshijnë pastrimin e parave, shpërdorimin e detyrës dhe përkrahjen e autorit të krimit.
Këto hetime të thelluara, në bazë të asaj çfarë mëson Albanian Post mbi çështjen, janë bërë të mundura pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”, i cili është ndër kryesorët për botën e krimit të organizuar.
Por, si rrodhi gjithçka nga thyerja e një kodi në Sky ECC?
Zbërthimi i aplikacionit “Sky ECC” u pasua nga një numër i madh operacionesh në verën e vitit 2022 duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh.
Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite.
Dhjetë persona disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antwerp gjatë vitit të kaluar.
Ata dyshohet se kanë futur drogën në vend nëpërmjet portit. Një bandë e madhe droge u çmontua gjithashtu pas arrestimeve në disa vende të ndryshme.
Shtatëdhjetë përqind e hetimeve në Antwerp janë aktualisht me indicie për hetimin e Sky ECC, ndërkohë raportohet se janë gjithsej 194 dosje.
Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ajo ka njohur vetëm rënie.
Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës dhe ata kanë filluar të arrestojnë personat e inkriminuar.
Sipas Sky ECC, produkti i tyre është ndërtuar mbi parimet e sigurisë zero të besimit, i cili e konsideron çdo kërkesë si shkelje dhe e verifikon atë duke përdorur shtresa sigurie për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm.
Sky ECC kodon komunikimet përmes tuneleve private nëpërmjet rrjeteve të shpërndara dhe nivelit më të lartë të kriptimit.
Encrochat
Gjithçka lidhur me çkodimin e “Sky ECC” nisi pas zbërthimit të aplikacionit tjetër “Encrochat”, i cili u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta të koduara.
Agjencia evropiane e policisë Europol zbuloi gjatë muajit qershor se rrëzimi i kësaj kompanie të nëndheshme çoi në më shumë se 6 mijë e 500 arrestime dhe 900 milionë euro në asete të sekuestruara.
Sistemi kishte rreth 60 mijë përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi muajin pasardhës se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë.
EncroChat është një kompani e telefonisë celulare që synon të sigurojë celularë të modifikuar të cilëve u janë hequr mikrofonat, kamerat dhe sistemet GPS.
Më pas pajisjet kanë të instaluar një sistem operativ të posaçëm dhe softuer mesazhesh, i cili dërgon dhe merr mesazhe të koduara.
Disa janë në gjendje të komunikojnë vetëm me telefona të tjerë në rrjet dhe kanë mundësinë që të futet një kod i cili me fshirjen e bisedave të koduara.
Me dhjetëra agjentë nga e gjithë bota po punojnë me mesazhet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” dhe pritet që këtë vit të ketë vërtetë zhvillime në frontin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga SPAK.
Ajo ka nisur, por fundi nuk i dihet.
A do të ketë vetëm elementë të biznesit, policisë dhe krimit mes të arrestuarve?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet adoleshenti, pasi grabiti dy persona me pistoletë lodër
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal
-
Aeroporti “Nënë Tereza”, një ndër pesë aeroportet që kanë regjistruar rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve
-
Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2023
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Aeroporti “Nënë Tereza”, një ndër pesë aeroportet që kanë regjistruar rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal