Stil

Si e festuan përvjetorin e martesës, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?


Një vit pasi u martuan, regjisori, Ben Affleck dhe këngëtarja, Jennifer Lopez festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës me familjet e tyre.

Çifti drekoi në Beverly Hills të dielën e 16 korrikut, me djalin 11-vjeçar të aktorit, Samuel, dhe binjakët 15-vjeçarë të këngëtares, Emme dhe Maximilian.

Me rastin e kremtes, Lopez kishte zgjedhur taka të bardha e goxha të larta, duke i kombinuar ato me një fustan që përfshinte ngjyrën portokalli dhe të bardhë.

Fituesja e Grammy-t, 53-vjeçe, kishte dalë me flokë të kapura sipër dhe aksesorë, si dhe me një çantë të markës Chanel.

Në anën tjetër, Affleck u paraqit me një stil me klasik, që përfshinte këmishë të bardhë dhe pantallona blu, kombinuar me këpucë të zeza.

Dy fëmijët e tjerë të Affleck me ish-bashkëshorten Jennifer Garner – Violet dhe Seraphina nuk ishin të pranishëm në daljen e fundjavës – teksa, fëmijët e tjerë që ishin pjesë e festës simbolike, ishin veshur me stil përshtatur stinës së verës dhe moshës së tyre.

Kujtojmë se Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”, i cili një vit më vonë.

Në atë kohë, Lopez ishte e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd. Çifti përfundimisht u divorcua në vitin 2003, Lopez dhe Affleck dolën publikisht me romancën e tyre, teksa të njëjtën e përfunduan vetëm pas një viti.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – viti 2002.

Lopez, nga ana e saj, u martua me Marc Anthony në vitin 2004. Dyshja u ndanë në vitin 2011, duke finalizuar divorcin tre vjet më vonë.

Lopez dhe Affleck u rilidhën në vitin 2021 dhe u fejuan në prill të vitit pasues, pasi fituesi i çmimit “Oscar” u ul në një gju për ta bërë propozimin.

“Njëzet vjet më parë, ne duhej të martoheshim dhe gjithçka u shpërbë atëherë”, tha artistja, duke iu referuar fejesës së tyre të mëparshme nga viti 2002 deri në 2004.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore