Shqipëria

Shuhet zjarri në Topullaraj të Gjirokastrës, zjarrfikësit mbajnë nën monitorim zonën


Zjarrfikësit në Gjirokastër, pas tetë orësh në luftë me flakët, kanë arritur që të shuajnë zjarrin e rënë një ditë më parë në Topullaraj.

Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv në Topullaraj arriti ta shuante zjarrin në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Kështu, u mbrojtën nga flaket fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.

Sakaq, në vendngjarje do të vijojnë të qëndrojë një grup prej 50 ushtarësh për mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore