Sacheen “Pupëlvogla”, aktivistja vendase amerikane, e cila refuzoi Oscar-in e Marlon Brando-s për “The Godfather”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga Akademia e Filmave.
“Pupëlvogla” vuante nga kanceri i gjirit.
Akademia njoftoi vdekjen e saj në një postim në Twitter të dielën mbrëma.
Hollywood Reporter citoi një deklaratë nga kujdestari i saj që thoshte se ajo vdiq mesditën e së dielës në shtëpinë e saj në qytetin Novato të Kalifornisë Veriore, e rrethuar nga të dashurit e saj.
Brando fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në 1973 për rolin e tij në filmin “Kumbari”, por nuk mori pjesë në ceremoni, duke protestuar në mbështetje të të drejtave të indigjenëve.
Në gusht, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i kërkoi Littlefeather-it një falje zyrtare për trajtimin e saj.
Pas 50 vjetësh, çmimet Oscar i kërkojnë ndjesë aktivistes Sacheen Littlefeather
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com