Lajme

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviçit


Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dështuar seanca në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Seanca është shtyrë pasi i ka munguar shkresa e lëndës mbrojtësit të akuzuarit Milan Mihajloviç.

Mihajloviç akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndryshe, Oliver Ivanoviç, që udhëhiqte nismën qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Aktakuzë është ngritur kundër Nedelko Spasojeviç (oficer policie), Marko Roshiç (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Silvana Arsoviç (sekretare e të ndjerit Oliver Ivanoviç), Dragisha Markoviç (oficer policie), Zharko Jovanoviç (oficer policie) dhe Rade Basara (oficer policie).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore