Kosova

Shtyhet gjykimi në rastin “Subvencionet 1”, mungojnë të akuzuarit


Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

Gjykimi në rastin “Subvencionet 1”, sërish është shtyrë kjo për shkak të mungesës së të akuzuarve në këtë seancë.

Në këtë seancë pritej të gjykoheshin të akuzuarit Salih Kelmendi, Florim Nimanaj, Almir Adurrahmani.

Të pranishëm në këtë seancë nuk ishin as avokatët e palës mbrojtëse, gjykatësi Kujtim Krasniqi deklaroi se pasi që gjykata të kuptojë arsyet e mungesës së tyre do të vendosë për masat që do të ndërmerren për të njëjtit.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Kelmendi dhe avokatëve Berisha, Ukaj dhe Krasniqi, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi tha se pasi që gjykata të kuptojë arsyet e mungesës së tyre do të vendosë për masat që do të ndërmerren për të njëjtit.

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale në Kosovë kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”, prej tyre 11 persona zyrtarë e 10 përfitues.

Ata po akuzohen për veprat penale, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie e ryshfetit” dhe “mashtrim me subvencione”.

Me 3 dhjetor, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione 2021”, që kishte filluar në muajin shkurt.

Edhe, më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.

Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.

Skandali me subvencione në Bujqësi deri  në shkurt të vitit 2021 kishte çuar në arrestimin e mbi 20 personave zyrtarë që dyshohen për ryshfet dhe rreth 400, mijë euro të sekuestruara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore