Shqipëria

Shtyhet deri më 31 dhjetor 2023 emergjenca e energjisë elektrike


Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë deri më 31 dhjetor 2023 emergjencën për energjinë elektrike.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës ç, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, Për sektorin e energjisë elektrike, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave: Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët 30 qershor 2023 zëvendësohen me … 31 dhjetor 2023”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi më herët se mund të ketë një rishikim të fashës prej 800 kWh-ësh për konsum familjar pas 31 dhjetorit.

“Ky çmim do qëndrojë në fuqi deri në 31 dhjetor, pasi pas kësaj date do të rishikohet çmimi sipas kushteve. Nëse kemi më pak importe dhe kushte më të mira hidrike edhe çmimi i fashës 800 kWh do të ulet ndjeshëm apo mund edhe të heqim fashën në varësi të prodhimit vendas”, tha Balluku.

Më 3 tetor të vitit të kaluar, Rama, njoftoi se kriza e jashtëzakonshme energjetike do të përfshinte dhe vendin tonë.

Sipas Ramës, kjo krizë kishte nisur të jepte shenjat nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Evropian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

“Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje”, deklaronte asokohe Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore