Lajme

Shtyhet data e ceremonisë së çmimeve “Grammy”


Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy është shtyrë për më 3 prill 2022, në Las Vegas.

Eventi, i cili ishte planifikuar për më datë 31 janar në Los Angeles, është shtyrë për shkak të përhapjes masive të variantit Omicron.

Sipas revistës “Variety”, mjaft artistë dhe drejtues shprehën hezitim për shtyrjen e ceremonisë.

Ndërkohë sipas burimeve, në fillim të këtij muaji, “MGM Grand Garden Arena” me 17 mijë vende është në shumë mënyra opsioni më praktik.

Faqja e internetit e MGM nuk tregon asnjë ngjarje publike të rezervuar atje midis një koncerti të John Mayer më 11 mars dhe Nick Cannon më shumë se dy muaj më vonë, më 25 qershor.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021.

Jon Batiste kryeson me 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R. dhe Justin Bieber.

Veçanërisht artistja e re Olivia Rodrigo, 18-vjeçarja që nisi karrierën e saj muzikore në fillim të këtij viti me hitin viral “Drivers License”, është nominuar në të gjitha kategoritë e fushës së përgjithshme të kësaj ceremonie.

Por të shumtë kanë qenë edhe këngëtarët dhe artistët e tjerë të famshëm të cilët janë nominuar në shumë kategori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore