Shtyhet ceremonia e “Grammy 2022” – shkas numri në rritje i personave të infektuar me Omicron

Rritja e rasteve të personave të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron, është bërë shkas që ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve, “Grammy” të shtyjë edicionin e saj të 64-të për një datë të pacaktuar.
Shfaqja ishte planifikuar të zhvillohej më 31 janar, por do të zbatohet për një datë të ardhshme, thanë Akademia e Regjistrimit dhe CBS në një deklaratë të përbashkët.
“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të vjetore të Çmimeve Grammy”, thuhet në deklaratë.
“Shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor, audiencës së drejtpërdrejtë dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për shfaqjen mbetet prioriteti ynë kryesor. Duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon variantin Omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe”.
Evenimenti ishte planifikuar të mbahej në Los Angeles, ndërkaq vetëm të martën e 4 janarit, në këtë vend kanë rezultuar plot 21 mijë e 790 persona të infektuar me variantin Omicron të COVID-19, bazuar në të dhënat e publikuara nga zyra e Shëndetit Publik.
Nominimet u shpallën më 23 nëntor dhe u zgjodhën projektet e publikuara midis 1 shtatorit 2020 dhe 30 shtatorit 2021.
Jon Batiste kryesoi me 11 nominime , pasuar nga Justin Bieber dhe HER që u renditën në vendin e dytë me tetë nominime.
/Albanianpost.com-
Eminem nuk i ka bërë “diss” presidentit të Meksikës, siguron zëdhënësja
-
Cole nënshkruan me Scarborough Shooting Stars në Ligën Kanadeze të Basketbollit
-
Do ta presim Evropën në Mariupolin e rindërtuar – Zelensky uron fitoren e Eurovisionit nga Kalush Orchestra
-
Ukraina shpallet fituese e Eurovision 2022