Shqipëria

Shtim i hyrje-daljeve në territorin shqiptar për muajin qershor


Për qershorin e këtij viti, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 1 milion e 359 mijë e 501.

Çka rezulton me një rritje prej 44,6 për qind krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, sipas INSTAT-it.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, për qershorin e vitit 2022, është 876 mijë e 56.

Edhe ky numër është rritur me 45,0 për qind krahasuar me qershorin pararendës.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri

Hyrjet e shtetasve

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë.

Kurse Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë këtij qershori, janë 1 milion e 262 mijë e 925.

Rezultati shënon një rritje me 44,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022, janë 498 mijë e 857. Krahasuar me qershorin e kaluat, ky numër është rritur me 34,2 për qind.

Hyrjet e shtetasve të huaj

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2022, janë 764 mijë e 68. Krahasuar me qershorin e kaluar, ky numër është rritur me 52,3 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022 është 2 milionë e 519 mijë e 533.

Ky tregues është rritur me 47,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore