Shteti kyç i Georgia-s shkon në balotazh në zgjedhjet amerikane

Vitjon Nina
09.11.2022 18:53
Loading Icons...

Shpresë në horizont për kontrollin e Senatit amerikan nga ana e republikanëve, pasi shteti i Georgia-s, pavarësisht se kryesohet në përqindje nga kandidati demokrat Raphael Warnock, i cili ka qenë mbajtës i postit të senatorit në këtë shtet, do të shkojë në balotazh, pasi kandidati republikan, Herschel Walker, ka arritur të ruajë diferencën e vogël prej më pak se 0.5%, duke mos e lejuar Warnock-un të shkojë mbi 50% të totalit të votave.

Rol ka luajtur edhe kandidati i tretë në garë, Chase Oliver, i cili me 2% të votave të mbledhura, nuk lejoi asnjë prej kandidatëve të kapërcente shumicën, mbi kuotën e 50-ëve.

Me dy shtete të tjera të mbetura në garë, Arizonën dhe Nevadën, të cilat ndahen nga një për parti me projeksionin e deritanishëm, Georgia mund të vulosë fatin e shumicës së Senatit, pasi në kushtet aktuale, republikanët do të kishin 50 mandate dhe demokratët 49.

Nëse Warnock fiton, atëherë demokratët ruajnë balancën absolute.

Nëse Walker fiton, atëherë republikanët marrin shumicën në Senat, me 51 karrige.

Duke parë edhe projeksionin fitues në Kongres për republikanët, kjo do të jepte avantazh për ta në të dy dhomat e ligjvënësve.

Të fundit

Aktuale