Lajme

Shtëpia e Bardhë uli parashikimin e deficitit buxhetor për ekonominë


Shtëpia e Bardhë ka ulur parashikimin e deficitit buxhetor për ekonominë amerikane me 26 miliardë dollarë këtë vit.

Parashikimet ekonomike në propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, të cilin administrata e presidentit amerikan Joe Biden ia paraqiti Kongresit në mars, janë rishikuar, transmeton Al Jazeera.

Sipas të dhënave të reja, ekonomia amerikane pritet të rritet me 0.4 për qind këtë vit, 1.8 për qind vitin e ardhshëm dhe 2.4 për qind në vitin 2025.

Parashikimi i inflacionit për këtë vit është 3.3 për qind, 2.5 për qind për vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind për vitin 2025.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu pret një normë papunësie prej 3.8 për qind këtë vit, 4.4 për qind vitin e ardhshëm dhe 4.2 për qind në 2025.

Parashikimi i deficitit buxhetor të SHBA-ve për këtë vit u ul me 26 miliardë dollarë në 1.543 trilion dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore