Lajme

Shtatë oficerë të vrarë nga një sulm në Myanmar


Shtatë oficerë policie u vranë në një sulm në stacionin e policisë Nan Phar Lone në zonën Tamu të rajonit Sagaing, duke përfshirë një punonjës policie që u bashkua me protestuesit duke kundërshtuar juntën.

Thang Hou Gin, oficeri i policisë, 25 vjeçar i cili u bashkua me Lëvizjen e Mosbindjes Civile (CDM) kundër sundimit ushtarak në shkurt, kreu sulmin me një grup njerëzish lokalë duke përdorur tre granata dore, thanë burimet për faqen, Myanmar Now.

Protestuesit që sulmuan stacionin e policisë me shpërthyes artizanale vranë 6 policë.

Ndërsa si pasojë e ndërhyrjes në konflikte nga ushtria e Myanmar-it pak kohë më pas u vra polici kundër grushtit të shtetit Thang Hou Gin si dhe disa nga protestuesit që morën pjesë në konflikt.

Në fillim të marsit, më shumë se 30 oficerë policie nga Myanmar u larguan në Indi pasi refuzuan të ndiqnin urdhrat për të qëlluar ndaj protestuesve civilë.

Rritet numri i protestuesve të vrarë në Myanmar

Të shtunën e 3 prillit, Forcat e sigurisë në Myanmar hapën zjarr ndaj protestuesve. Një grup i të drejtave të njeriut thanë se, që nga grushti i shtetit i ndodhur më 1 shkurt, 550 civilë kanë mbetur të vdekur.

Sipas Shoqatës së Ndihmës së Myanmar-it për të Burgosurit Politikë, 46 prej personave të vdekur ishin fëmijë. Rreth 2 mijë e 751 persona janë arrestuar.

Pavarësisht kërcënimeve me dhunë dhe arrestimeve, nuk kanë arritur ndalimin e protestave.

Sipas postimeve në media sociale, forcat qeveritare qëlluan ndaj demonstruesve në qytetin Monywa, në qendër të Myanmar-it.

Grushti i shtetit

Kujtojmë që, ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar. Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore