Shqipëria

Shqiptarët masivisht pro bashkimit me Kosovën, por skeptikë mbi realizimin brenda dekadës


Katër në pesë shqiptarë do të votonin pro një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por më pak se 50%, mendojnë se kjo është e realizueshme brenda dekadës.

Sipas një sondazhi nga Euronews Albania mbi bashkimin e dy shteteve, këto janë ndryshimet mbi dëshirat dhe fakticitetin e realizimit të bashkimit të një entiteti mbi “Shqipërinë e madhe”, ku dy republikat bashkohen në një të vetme.

Pjesëmarrësit në sondazh, janë pyetur konkretisht mbi mbajtjen e një referendumi potencial për bashkimin. Kanë qenë 79.2% e tyre, të cilët janë përgjigjur pozitivisht, mbi votën pro përbashkimit.

Kundër, janë vetëm 15.7% e të anketuarve ndërsa 5.1% nuk e dinë se si do të votonin.

Megjithatë, ndryshoret ndërrojnë qasje kur çështje shtjellohet në faktimin e këtij bashkimi.

Vetëm 46.3% e shqiptarëve, mendojnë se ai mund të jetë i mundur brenda dekadës. Pjesa e mbetur jo domosdoshmërisht është me qasje kundër faktimit, por ka një pjesë të madhe pa mendim ose në neutralitet.

Një shifër shumë e lartë e të anketuarve gjithashtu mendojnë pozitivisht mbi një identitet etnik.

Mbi 90% e kanë këtë qasje, pra nëntë nga dhjetë të pyetur, mendojnë se nuk ka shqiptarë dhe kosovarë, por vetëm një komb shqiptar.

Një aspekt tjetër i cili theksohet, është ai i faktit se përqindja e shqiptarëve që janë pro bashkimit, është rritur në vitet e fundit.

Në terma të përgjithshëm, po ashtu, ka një qasje mjaft pozitive mbi krijimin e një hapësire të përbashkët pa kufij.

Mbi 75% e shqiptarëve janë pro këtij pohimi.

Thuajse e njëjta vlerë, vlen edhe për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Mbi këtë çështje, rreth 74% e të pyeturve dëshirojnë krijimin e kësaj zone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore