
Andrea Pirlo mori drejtimin e klubit turk, Karagumruk, në fillim të këtij sezoni.
Këta të fundit pësuan humbje në mbrëmjen e kaluar nga skuadra e Istanbulspor, aty ku luajnë futbollistët shqiptarë: Jetmir Topalli, Eduard Rroca, Sidrit Guri, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi.
Karagumruk që luante në shtëpi, ishte duke e fituar këtë ndeshje deri në minutën e 69-të, atëherë kur dolën në skenë futbollistët shqiptarë.
Albanian job 🤝 🫡🤩#İstanbulBiziz pic.twitter.com/Qf4ra9rVYe
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Pikërisht në këtë minutë, ish-mesfushori i Kukësit, Eduard Rroca, barazoi shifrat në 1:1, duke realizuar gol me kokë, derisa ishte inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë.
Vetëm pesë minuta më vonë, doli në skenë shqiptari tjetër, Jetmir Topalli, i cili përmbysi epërsinë e vendasve, duke shënuar pas asistimit të Valon Ethemit, ku ky i fundit ishte inkuadruar në lojë vetëm para dy minutave.
GOOOOOOOOOOOOOOOOL!
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!
74' Jetmir Topalli'nin golüyle 2-1 öne geçiyoruz.
#FKGvİST | [1-2] pic.twitter.com/MhFSbKex2s— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Deri në fund, skuadra e Pirlo-s u mundua ta barazonte rezultatin, por u detyrua të dalë nga ky takim pa marrë asnjë pikë.
Në këtë mënyrë, mediat turke shkruajnë se Pirlo tani e ka vendin e rrezikuar në postin e trajnerit, ku deri më tani ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë, duke marrë vetëm një fitore, tre barazime dhe tre humbje në gjashtë javët e para të sezonit.
GOOOOOOOOOOOOOOOOL!
69' Eduard Rroca'nın golüyle 1-1'lik eşitliği yakalıyoruz.#FKGvİST | [1-1] pic.twitter.com/BNU7iMjmLz
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Kujtojmë që për skuadrën e Karagumuruk-ut luan edhe futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dreshevic, i cili ishte i pranishëm për 90 minuta në këtë takim.
Sezonin e kaluar, skuadra e Karagumuruk-ut e kishte mbyllur në vendin e tetë në tabelën e Superligës së Turqisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com