Lajme

Shqipja në Microsoft Translator


Microsoft Translator, programi kompjuterik i përkthimit gjuhësor, ka shtuar gjuhën shqipe në gamën e gjuhëve për të mbështetur larminë gjuhësore dhe kulturore.

Microsoft-i e ka zbiluar këtë lëvizje përmes një njoftimi në blog në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amëtare e cila është organizuar nga Organizata  për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Gjuha shqipe do të mundësohet edhe në Office, Bing dhe Azure, të cilat janë pjesë e Microsoft-it.

Gjithsej në Microsoft Translator gjenden 83 gjuhë të ndryshme duke përfshirë dialekte të portugalishtes dhe frëngjishtes. Pjesë në to bëjnë edhe sistemet e shkrimit të gjuhës kineze.

Sipas Microsoft, së bashku me gjuhën shqipe janë shtuar edhe armenishtja, azerbajxhanishtja, kmerishtja, gjuha amharic, tigrinje, mianmar, nepali dhe lao.

Lidhur me programin, Microsoft Translator mundëson përkthimin në mënyrë simultane të një gjuhe me një gjuhë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore