Kulturë

Shqipëria, vend i traditës


Çdo vend identifikohet me kulturën dhe traditën karakteristike të tij. Asgjë më shumë dhe asgjë më mirë se këto të fundit, nuk arrijnë ta përfaqësojnë anë e mbanë. Si të gjithë vendet e botës, edhe shqiptarët e kanë ruajtur begatinë.

Në historinë e një populli vend të veçantë zë folklori dhe punimet artizanale, çka është ruajtur më së miri në vendin tonë. Me kohë veshjet popullore krijuan edhe tiparet etnike të tyre, duke u kthyer në shprehje të qartë të identitetit shqiptar.

Artizanët rrëfejnë se veshjet popullore të punuara me dorë kërkojnë kreativitet të lartë. Sipas tyre, gjatë punimit shprehet ndjenja për të bukurën. Motivet duhet të zgjidhen e të krijohen, në bazë të nivelit ekonomik, por edhe atij shoqëror.

“Gjuha” e veshjeve tradicionale

Sipas etnografëve, njerëzit përcaktoheshin nga mënyra sesi visheshin. Nga ajo dallohej niveli shoqëror i një personi. Nëpërmjet saj mund të lexoje nëse ai ishte beqar, i ri, apo cilës shtresë i përkiste.

Shumëllojshmëria e tyre mbetet edhe sot një hulumtim për studiuesit kulturës së tyre materiale, shoqërore dhe artistike. Për ketë na flet më tepër artizania Edlira Sulaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore