Përballje

Shqipëria U19 nis me humbje të thellë kualifikimet për Europian


Kombëtarja U19 e Shqipërisë, nuk i ka nisur aspak mirë kualifikimet për Kampionatin Evropian, “Euro 2022”.

Në fakt, 19 vjeçarët e Shqipërisë që ndeshjen e parë në këto kualifikime e patën tejet të vështirë, pasi që u përballën me Francën, të cilën e humbën me rezultat 4:0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu e nisën mirë takimin dhe madje shënuan të parët, por goli u anulua nga gjyqtari anësor pasi që topi kishte kaluar më parë vijën fundore.

Vetëm pak minuta pas golit të anuluar francezët morën avantazhin pas një rrëmuje që u krijua në zonën e Shqipërisë.

Sulmuesi francez, Matthis Abline, arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë në minutat 35 dhe 40, për rezultatin e pjesës së parë 3:0.

Kuqezinjtë patën një rast shumë të mirë për të ngushtuar epërsinë në fillimin e pjesës së dytë, por goditja e bukur nga jashtë zone e Asan Matas, u ndal në shtyllën portës franceze.

Dhe nuk shkoi shumë, kur Loum Tchaouna shënoi golin e katërt nga penalltia, e cila u dha fare lehtë në favor të Francës.

Kujtojmë që në Grupin 7 përveç këtyre dy kombëtareve, gjenden edhe Serbia e Maqedonia e Veriut.

Ndërsa ndeshja tjetër për kuqezinjtë do të jetë përballë Serbisë më 11 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore