Shqipëria

Shqipëria thekson mbështetjen ndaj Izraelit në takimin e nivelit të lartë të OKB-së


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi nga takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Shqipëria qëndron me Izraelin.

Kryediplomati shqiptar mori fjalën e tij pas diskutimeve të diplomacisë izraelite dhe palestineze në tryezën e gjysmë-patkoit dhe qëndrimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe Elysee-s me përfaqësuesit e tyre të diplomacisë.

“Shqipëria qëndron me Izraelin si çdo komb i sulmuar në të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, u shpreh fillimisht Hasani.

Ai shtoi se në momente kaq të vështira dhe përcaktuese, Izraeli dhe populli i tij kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit të “Kombeve të Lira për t’iu përgjigjur terroristëve që kanë kryer krime të tmerrshme dhe vazhdojnë të vënë në dyshim të drejtën e tij për të ekzistuar”.

“Ne besojmë thellësisht se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të garantuar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm dhe jetët që kanë rëndësi të barabartë qofshin ato izraelite apo palestineze”, vijoi më tej ministri shqiptar.

Diplomacia shqiptare në OKB: Hamasi shpresonte të shkaktonte një përgjigje masive nga Izraeli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore