Shqipëria

Shqipëria nuk e “manifeston” librin as në ditën e tij


Marrëdhëniet e lexuesit shqiptar me librin janë përkeqësuar prej kohësh, jo vetëm kulturalisht por edhe fizikisht.

Aq sa qendrat e dedikuara për të nuk kanë publikuar asnjë aktivitet në Ditën Botërore të Librit.

Kjo qasje e padepërtueshme e autoriteteve kulturore i shkon për shtat edhe dyqaneve të librave.

Të paktën ato mund të kishin zgjedhur si “bookshop-et” simotra, një ulje në çmimet e publikimeve të ndryshme për të afruar pikërisht lexuesin kundrues.

Sondazhi i fundit i transmetuesit “Euronews Albania” në vitin 2022 zbuloi se 74.8 për qind e të anketuarve nuk kishin lexuar asnjë libër.

Ndërkohë vetëm 7.6 për qind prej tyre kishin lexuar një libër, 11.8 për qind prej tyre kishin lexuar dy-tre libra, 2.7 për qind kishin lexuar katër-pesë libra dhe 2.3 për qind më shumë se pesë libra.

Kjo shifër rritej kur bëhet fjalë për blerjen e librave, pasi 78.2 për qind e shqiptarëve nuk kishin blerë asnjë libër gjatë gjithë vitit të kaluar.

Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kishin blerë vetëm 1 libër, 10 për qind e tyre kishin blerë dy-tre libra, 1.9 për qind kishin blerë katër-pesë libra dhe 1.9 për qind e tyre kishin blerë më shumë se pesë libra.

Në frymë e një qyteti të vogël, që ka urrejtje ndaj kulturës, në Tiranë po jetojnë pikërisht atë lloj filozofie hic et nunc (këtu dhe tani) ose misozofi (urrejtje ndaj dijes).

Dhe izolimi dhe ekstremizmi nga të dyja palët e lexuesit që e zotëron kulturën dhe atij kundrues janë njëkohësisht si misozofë të zhytur në misozofinë e llojit më të keq.

Për mendimtarin francez Gilles Deleuze, nëse filozofia nuk mund të mendojë kurrë qartë kufirin e pamenduar të mendimit, ne gjejmë në tmerr një misozofi; mosmarrëveshja nga e cila rrjedh njohuria është një refuzim origjinal i dijes, një urrejtje ndaj urtësisë.

Kjo nuk do të thotë se qasjet filozofike ndaj tmerrit janë të kota megjithatë, por përkundrazi sjell një pranim që krahas çdo filozofie apo tmerri është, ajo që Eugene Thacker e quan, një tmerr i filozofisë, një traumë origjinale në lindjen e mendimit me të cilën duhet të përfshihemi për t’u përballur me natyrën arbitrare të filozofive tona.

Ndërsa filozofi i artit (amerikan) Noël Carrol thotë se “përbindëshat nuk janë vetëm kërcënues fizikisht; ato kërcënojnë njohjen tonë”, dhe, nëpërmjet hibrideve estetike të abstraksionit/empatisë, hapësirës së lëmuar/të strijuar, shtrirjes/intensitetit, diçka e huaj për sensin tonë të përbashkët na detyron të mendojmë mundësinë e të menduarit krejtësisht ndryshe.

Përballja me këtë rrymë të nëndheshme të forcës inorganike na sjell ballë për ballë me kontingjentin e të menduarit, por ka kënaqësi në aftësinë tonë për të menduar një ndryshim absolut.

Pikërisht Deleuze shkruan se “ne e humbim frikën, duke e ditur se ‘destinacioni’ ynë shpirtëror është vërtet i pathyeshëm”.

Ky destinacion i të menduarit është gjithashtu origjina dhe kufiri i tij: mundësia e pafundme e ndryshimit, ku tek spektatori mund të tingëllojnë harmoni të reja, të lindura nga afektet e papajtueshme të tmerrit.

Dhe, duke qenë se çdo imazh i ri i mendimit duhet të banojë në hijet e një transhendentali arbitrar në këtë rast si faqet e librit dhe jo kapaku i librit, të tmerrosh vetveten bëhet vektori eksperimental i një praktike misozofie në jetën kulturore të Tiranës.

Panairet e librit, leximet, takimet dhe përshëndetjet me autorë të famshëm dhe ngjarje të tjera letrare janë në axhendë në shumë qytete por jo në Shqipëri edhe ky manifestim në fund të fundit është një festë e “mendjes”.

Kjo priret të jetë shumë intelektuale, madje edhe akademike e thënë vetëm kështu.

Historia e caktimit të kësaj date për të nderuar librin nga kthen në vitin 1922, kur Vicente Clavel, drejtor i shtëpisë botuese Cervantes, vendosi të nderonte autorin Miguel de Cervantes.

Pra, Spanja festoi Ditën e Librit për herë të parë në vitin 1926, në ditëlindjen e Cervantes-it më 7 tetor.

Në vitin 1930, kjo datë u zhvendos në datën e vdekjes së Cervantes-it më 23 prill.

U desh deri në vitin 1995 që Kombet e Bashkuara ta njohin zyrtarisht këtë datë. Që atëherë, ajo u quajt “Dita Botërore e Librit”.

Rastësisht, Dita Botërore e Librit përkujton gjithashtu datën e vdekjes së William Shakespeare më 23 prill 1616.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore