Shqipëria

Shqipëria nënshkruan Konventën e Hagës për çështjet civile dhe tregtare


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e cilësoi hap historik për drejtësinë shqiptare nënshkrimin e Konventës së Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja tha se “ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi drejtësie më të besueshëm dhe të aksesueshëm për qytetarët dhe bizneset shqiptare”.

“Kjo arritje ul ndjeshëm kostot dhe kohën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, përmirëson klimën e biznesit dhe përforcon bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Manja.

Konventa vendos një gurthemel të fortë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate, katër prej të cilave janë firmosur nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke forcuar reputacionin e Shqipërisë në drejtësinë ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore