Përballje

“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales evropiane”


“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales evropiane”.

Kështu e nis postimin në median sociale Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa përshëndet ardhjen e tifozëve në tokën shqiptare.

Rama thekson se tifozët do të priten sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas dhe Durrës, “natyrisht edhe në Tiranë”.

“Gjatë ditës së sotme priten mbi 20 mijë vizitorë të tjerë”, e përmbyll Rama postimin.

Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord do të luhet mbrëmjen e sotme, ora 21:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22 mijë e 500 ulësesh, u zgjodh nga UEFA si vendi ku do të luhet finalja e madhe. Ndërkaq, Shqipëria do të mirëpresë mijëra tifozë italianë dhe holandezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore