Vende

Shqipëria, ish-diktatura staliniste e kthyer në perlën e Adriatikut


Dikur, një prej shteteve më të mbyllura në botë. Sot, një prej perlave të bregdetit Adriatik.

Shqipëria është kthyer në mënyrë të padiskutueshme në një atraksion të volitshëm turistik për gjithë turistët evropianë, me shifra ndjeshëm në rritje vit pas viti e me mbulim mediatik përtej të imagjinueshmes, deri një dekadë më parë.

Një reportazh i radhës, ka qenë ai i gazetarit Bernard de La Villardière me emisionin e njohur “Enquete Exclusive”, i cili transmetohet në kanalin francez Metropole.

Në të, përshkruhet ndryshimi rrënjësor i vendit të shqiponjave në tre dekada tranzicioni demokratik, ku sot arrin të krahasohet edhe me fqinjë si Greqia apo Kroacia, të cilat janë superfuqi turistike në rajon.

Historitë e suksesit të sipërmarrësve të ardhur nga emigrimi, ndërmarrësitë e pushteteve qendrore e vendore apo edhe vetë ndryshimi kulturor i mikpritjes shqiptare, tashmë të modernizuar, përshkruhen në mbi një orë minutazh televiziv, të detajuar e segmentuar mbi aspektet e ndryshme të turizmit shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore