Vende

Shqipëria ‘hiti’ i verës, të huajt e ‘ekspozojnë’ përmes TikTok-ut


Nga ujërat e kristalta e deri te restorantet e nivelit të lartë, Shqipëria po rezulton të jetë një “hit” befasues i pushimeve verore me përdoruesit e rrjeteve sociale.

Destinacioni, i cili ndodhet midis Malit të Zi dhe Greqisë, ka parë një bum në popullaritet pas pandemisë, me shumë pushues britanikë që udhëtojnë në vend.

Ekspertët e udhëtimit po vlerësojnë mediat sociale si një indikacion të rëndësishëm për të promovuar Shqipërinë.

Ellie Marr, një specialiste e Shqipërisë në “Regent Holidays” tha për “The Times” se “ata janë përdorues të mëdhenj të mediave sociale dhe kanë përfituar nga kjo”.

@_reena_rai

A lil sneek peek of my trip to the Albanian Riviera #albania #albaniatiktok #travelbucketlist #traveldiaries #europetiktok

♬ оригинальный звук – Мария – Stories • SMM • Фриланс

Ajo vazhdoi se “është rasti që njerëzit e kanë parë atë në foto, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore”.

Ndërkohë videot e TikTok që shfaqin resortin e njohur të plazhit Ksamil janë parë më shumë se 60 milionë herë në platformë.

Shumë përdorues të mediave sociale “mburren” sesi është një vend i panjohur.

Shtetasi @Elisolidum ndau një klip të cilin e quajti “vendi më i nënvlerësuar në Evropë”, duke thënë se “ke male, plazhe, fshatra mahnitëse”.

@elisolidum

Reply to @renyyy21 here’s my experience as a POC traveler in Albania! everyone will have a different experience, but I think Albania is generally fine as a POC 🙂

♬ Summer day – TimTaj

“Për një vend kaq të vogël, Shqipëria i ka të gjitha. Është gjithashtu një nga vendet më të përballueshme në të cilat kam udhëtuar ndonjëherë, kështu që është thjesht e përsosur për udhëtarët me kosto të ulët”.

Sipas tij, “çdo ditë është një aventurë e pastër. Ka kaq shumë fshatra të lezetshëm për të eksploruar dhe gjëra për të zbuluar”.

Marr e quajti atë “një nga destinacionet e fundit me të vërtetë buxhetore në Evropë” dhe sugjeroi se popullariteti do të vazhdojë të rritet vetëm pasi kriza e kostos së jetesës godet britanikët.

Vizitorët mund të marrin një shishe verë në supermarket për 5.30 paund (728 lekë), ndërsa një litër birrë është vetëm 1.10 £.

Ndërkohë Marr zbuloi se një vakt me tre pjata mund të jetë diku midis 10 dhe 22 paund (3,000 lekë).

Vaktet ndryshojnë midis ushqimeve të detit, duke përfshirë midhjet, si dhe pjatat e picave dhe makaronave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore